Përshkallëzohen tensionet në Gaza

Tensionet në rajon janë përshkallëzuar pasi dje u martirizuan 4 palestinezë dhe u plagosën dy ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, theksohet se këtë mëngjes nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit janë shkrepur rreth 90 raketa, pjesë e madhe e të cilëve janë neutralizuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite “Kubeja e Hekurt”.

Ende nuk është njoftuar për të plagosur nga raketat.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite, njoftoi se ka shënjestruar dy pika në veri të Gazës, prej ku theksohet se janë shkrepur raketat.

Gjithashtu edhe disa pika të Brigadës Izzeddin al-Kassam, dega ushtarake të Hamas-it, janë goditur me tanke.

Në sulmet izraelite, të paktën 4 palestinezë janë plagosur, njoftoi ministria e shëndetësisë në Gaza.

Ushtria izraelite, për shkak të incidenteve që nga mëngjesi ka mbyllur qasjen në shumë rrugë dhe një bregdet në afërsi me kufirin e Rripit të Gazës.

Katër palestinez kanë rënë dëshmorë si pasojë e zjarrit të hapur dhe sulmit ajror nga ana e ushtrisë izraelite gjatë protestës paqësore “Marshi i Kthimit të Madh”.

Që nga 30 marsi i vitit të kaluar, palestinezët në kufirin e Rripit të Gazës organizojnë protesta paqësore me moton “Marshi i Kthimit të Madh”, me anë të të cilës kërkojnë kthimin e territoreve nga ku u dëbuan, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.

Mbi 230 palestinezë janë vrarë në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave “Marshi i Kthimit të Madh”.