Persona të panjohur e vjedhin kasafortën e xhamisë në Gjilan

Të dielën rreth orës 14:00, në fshatin Malishevë e Epërme të Gjilanit, persona të panjohur me përdorim force kanë hapë kasafortën e cila ndodhet brenda në korridorin e xhamisë dhe kanë vjedhur parat të cilat kanë shërbyer për mirëmbajtjen e xhamisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.