‘Përvëlohet’ Spanja, temperaturat thyejnë rekordin e 40 viteve të fundit

Ndezja e kondicionerëve po shton një kosto tjetër të madhe tek familjet

Spanja po përjeton një valë të keqe të të nxehtit, pasi temperaturat këtë muaj arritën në nivelin më të lartë në 40 vjet. Në disa pjesë të vendit janë shënuar temperatura mbi 40 gradë Celsius, rreth 10 gradë Celsius mbi mesataren, çka po shkakton shqetësime të mëdha.

Në Madrid, banorët janë freskuar buzë lumit, mes shatërvanëve dhe hijes së pemëve. Temperaturat gjatë natës mbetën gjithashtu jashtëzakonisht të larta, duke bërë që familjet të detyrohen të ndezin kondicionerët. Kjo ka shtuar presionin mbi familjet që tashmë po luftojnë me çmimet në rritje të energjisë elektrike.

“Na duhet të përdorim kondicionerët dhe t’i mbajmë ndezur. Kjo do përkthehet në kosto shtesë. Gjithçka është më e shtrenjtë tani, edhe me çmimet e benzinës, kështu që është një situatë e tmerrshme.”

Rrymat e nxehta të ajrit që vijnë nga Afrika janë shkaktari kryesor i nxehtësisë ekstreme që ka ardhur më herët se zakonisht. /klannews