Përvjetori i vrasjes së Khashoggy, Jeff Bezos, në Stamboll për të kujtuar gazetarin e tij

Pronari i Washington Post, Jeff Bezos, njëherit njeriu më i pasur në botë, po merr pjesë në mbledhjen përkujtimore për gazetarin e vrarë, Jamal Khashoggi. Tubimi që përkon me përvjetorin e eliminimit të kritikut të njohur po mbahet në ish-objektin e konsullatën saudite në Stamboll.

Bezos u xhirua nga gazetar Jusuf Erim kur po dite nga një makinë e zezë për të hyrë në objektin i cili është shitur dhe nuk është më pjesë e Konsullatës Saudite.

Khashoggi për një kohë të gjatë kishte shkruar artikuj që kritikonin udhëheqësinë saudite, shkrime të cilat u botuan nga Washington Post, gazetë që Bezos e bleu në vitin 2014 për 250 milion dollarë.

Bezos, i cili gjithashtu është pronar i Amazon, asnjëherë nuk e ka komentuar publikisht vrasjen e gazetarit të tij.

Ngjarja përkujtimore në nder të Jamal Khashoggy filloi në 1:14 – që përkon me minutën kur gazetari hyri në konsullatë dhe nuk doli më kurrë nga aty. /Mesazhi/Khashoggy: më i pasuri i planetit Jeff Bezos, në Stamboll për të kujtuar gazetarin e tij