Pesë pyetjet kryesore për El Clasicon e sotëm

Ka shumë faktorë që mund të vendosin çdo Clasico, momentet magjike nga lojtarët specialë deri në manovrat taktike që mund të ndryshojnë rrjedhën e një loje.

Ndeshja e së mërkurës mes Barcelonës dhe Real Madridit nuk do të jetë më ndryshe dhe mund të ndikohet mirë nga ndonjë nga faktorët e mëposhtëm, shkruan lajmi.net.

A do të ruhet Messi nga mesfushori Valverde? 

Zinedine Zidane veproi njëjtë kur në skuadër kishte Mateo Kovacic.

Kush do të ketë më shumë posedim?

Skuadra katalanase ka posedimin mesatar 64.1 përqind, ndërsa Los Blancos mesatarisht 58.5 përqind.

A do të jenë mbrojtësit në maksimumin e tyre?

Sergio Ramos dhe Gerard Pique do të jenë në rolin kryesor në fazën e mbrojtjes sonte.

Cili lojtar do të turbullojë linjat e mbrojtjes?

Antoine Griezmann apo Isco pritet të kenë hapsirën e nevojshme për manovra taktike.

A do të ketë një hero të befasishëm? 

Ansu Fati, Carles Perez apo Vinicius Jr., Rodrygo – talentët e rinj mund ta vendosin Clasicon e sontme.