Pesë të vdekur dhe 77 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 4.322 testime, 77 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.758

Në total numri i rasteve aktive është 4.176. Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës.

Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.