Ballina Lajmet Kosovë Pesëshja e diplomatëve perëndimorë arrin në Qeveri për takim me Kurtin

Pesëshja e diplomatëve perëndimorë arrin në Qeveri për takim me Kurtin

Pesë diplomatët perëndimorë kanë arritur në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi ishte i paraparë të mbahet në orën 10:00, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të premten.

Pesëshja diplomatike përbëhet nga emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretari i ShBA-së, Gabriel Escobar, bashkë me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.