Pikëllim që godet e shpon në zemër

Musaen Zeneli Dhjetor 1992 - Qershor 2021

O Zot! Seç kam sot një pikëllim e brengë të thellë, më godet e më shpon në zemër.

Çfarë mund të jetë…? – i pëshpëriti vetes Musaeni. Vajti në punë hareshëm e plot gëzim. Ishte dita e parë e punës. Ngaqë ishte më i riu, e ngacmonin. Ai kokën ulur si një eremit që nuk i shqitej nga mendja pamja e një skene të lumtur kthimi në shtëpi pas ditës së parë të punës. Ashtu siç nuk iu shqitej skena e lumturisë parajsore në gjirin familjar, një brengë vërdallisej si tym në qenien e tij. Shpejt kaloi kjo ditë. U dëgjuan ca krisma, dukeshin larg, por jo ishin shumë pranë.

– Oh jo, s’duhej të përfundote kaq shpejt! Jo, ky nuk mund të jetë fundi – po fliste me veten gjersa ndjente të djegurat e plumbave zjarr të nxehtë në trup.
– Jo, jeta s’mund të jetë kaq e padrejtë dhe mizore! Lamtumirë oj botë e padrejtë, që në kërkim të kafshatës së gojës na dhurove plumba! – psherëtiu gjersa trupi i tij i njomë dergjej në shtratin e beftë të vdekjes.
Musaen Zeneli

Nga Latif Mustafa, Shkup