Pilotët e Ryanair në grevë në 5 shtete

Pilotët e kompanisë ajrore më të madhe me çmime të ulëta të Irlandës, Ryanair, po organizojnë greva në 5 shtete evropiane për të protestuar për kushtet e punës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me grevën më të madhe të pilotëve në historinë 33 vjeçare të Ryanair, në deklaratën nga kompania, është theksuar se në Gjermani do të anulohen 250 fluturime, në Belgjikë 104 dhe në Suedi, Irlandë dhe Holandë do të anulohen 42 fluturime.

Administrata e Ryanair pohon se pilotët e tyre janë duke marrë më shumë paga se sa kompanitë ajrore të tjera ekonomike, ndërsa grevën e përshkroi si “pikëllues dhe padrejtë”.

365 fluturime të anuluara, do të ndikohen mbi 55 mijë pasagjerë

Ndërkohë pilotët që morën vendim për grevë në 5 shtete evropiane me thirrjen e sindikatave kërkojnë që të përmirësohen kushtet e punës, rritjen e pagave dhe t’i nënshtrohen ligjeve të vendeve ku punojnë e jo të Irlandës, ku është qendra e kësaj kompanie.

Greva e pilotëve në 5 vendet evropiane do të shkaktojë anulimin e 396 fluturimeve, ndërsa do të ndikojë mbi 55 mijë pasagjerë

Edhe ekuipazhi i Ryanair në muajin korrik kishte shkuar në grevë në Spanjë, Belgjikë, Portugali dhe Itali, ndërsa kjo kishte anuluar 600 fluturime duke ndikuar mbi 100 mijë pasagjerë.