Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro janë smartfonët e parë me procesorin e Google

Linja e re është shumë ndryshe nga smartfonët e kaluar të Google falë rripit të trashë të kamerave të pasme që shtrihen në të gjithë pjesën e pasme të telefonit.

Në muajin Gusht Google paralajmëroi ardhjen e smartfonëve Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro dhe tha se do të kishin çipin e kompanisë quajtur Tensor.

Sot kompania zyrtarisht zbuloi smartfonët e rinj Pixel 6 dhe 6 Pro dhe janë një hap i madh përpara krahasuar me gjeneratën e kaluar.

Të dy smartfonët janë dizajnuar për të konkurruar me më të mirën e Aple dhe Samsung por me çmimi disi më të përballueshëm. Pixel 6 fillon nga 600 dollarë me 8GB RAM dhe 128GB memorie ndërsa Pixel 6 Pro nga 900 dollarë për 12GB RAM dhe 128GB memorie.

Pixel 6 është 100 dollarë më pak i kushtueshëm sesa modeli i vitit të kaluar Pixel 5 dhe në letër duket një smartfon shumë i fuqishëm.

Linja e re është shumë ndryshe nga smartfonët e kaluar të Google falë rripit të trashë të kamerave të pasme që shtrihen në të gjithë pjesën e pasme të telefonit.

Pixel 6 ka dy kamaera të pasme, standard dhe me kënd të gjerë ndërsa Pixel 6 Pro shton një sensor telefoto. Tek të dy telefonët kamera standarde është 50-emgapiksel dhe kombinon 4 pikselë në një për të prodhuar imazhe 12.5-megapiksel.