Pixel 8 Pro sjell sistemin e ri të kamerave dhe sensor temperature por edhe çmime më të larta

I disponueshëm në tre ngjyra, Pixel 8 Pro ka një dizajn shumë të ngjashëm me modelin e vitit të kaluar ma një shirit të madhe kamerash në pjesën e pasme dhe kornizë metali të lëmuar.

Evenimenti vjetor i pajisjeve Made by Google u mbajt ditën e Mërkure ku gjiganti i kërkimit prezantoi smartfonin e ri flagship: Pixel 8 Pro.

Me një çmim që fillon nga 999 dollarë, kushton 100 dollarë më shumë sesa paraardhësi dhe pretendon që të justifikojë këtë rritje duke shtuar disa funksionalitete të reja foto dhe video, një sensor të ri temperature dhe 7 vite mbështetje softueri.

I disponueshëm në tre ngjyra, Pixel 8 Pro ka një dizajn shumë të ngjashëm me modelin e vitit të kaluar ma një shirit të madhe kamerash në pjesën e pasme dhe kornizë metali të lëmuar.

Kompania ka aplikuar edhe disa ndryshime të vogla siç është kapaku i pasmë prej mat vendosur mbi xhamin Gorilla Glass Victus 2. Ekrani është më i rrafshët gjithashtu dhe ka skaje më pak të rrumbullakëta.

Telefoni përmban certifikimin IP68 të mbrojtjes nga uji dhe pluhuri deri në thellësi 1.6m për 30 minuta.

Pixel 8 Pro vjen me ekranin 6.7-inç Super Actua bazuar në një panel LTPO OLED me frekuencë rifreskimi prej 120Hz. Për më tepër ka një ndriçim maksimal prej 2400nits.

Google thotë se brendi Super Actua është përdorur për të tërhequr vëmendjen drejt ngjyrave të përmirësuara të ekranit. Njësoj si modeli standard Pixel 8, varianti Pro ka kamerën e re selfie 10.5-megapiksel me identifikim autofokus me dy faza.

Kompania tha gjithashtu se Pixel 8 dhe 8 Pro ka një algoritëm të ri për identifikimin përmes fytyrës.

Avancimin më të madh përpara në aspektin e harduerit e kanë bërë kamerat. Për herë të parë në një telefon Pixel Google do të përdorë Night Mode gjatë regjistrimit të videove. Ka tre sensorë: 50-megapiksel parësor, 48-megapiksel ultrawide dhe 48-megapiksel telefoto me zmadhim optik 5x.

Duke përdorur inteligjencën artificiale, Magic Editor mund të përmirësojë ndriçimin dhe skenën e fotos ndërsa me Audio Magic Eraser përdoruesit mund të heqin zhurmat e padëshiruara nga një klip.

Mbi të gjitha qëndrojnë kontrollet e reja për entuziastët e fotove falë opsioneve Pro me të cilat ndryshojnë shpejtësinë e shkrepjes, ISO, balancën e ngjyrës së bardhë etj. Madje ka opsion për të realizuar foto të plota 50-megapiksel në JPEG, RAW ose RAM+JPEG.

Në brendësi telefoni vjen me çipin e ri Google Tensor G3 së bashku me 12GB RAM dhe 1TB memorie. Google pretendon se performanca e përmirësuar e G3 e ndihmon në filtrimin e thirrjeve spam, me opsionin Audio Magic Eraser dhe përpunim më cilësor të imazhit.

Së fundi Pixel 8 Pro është i vetmi që ka një sensor të temperaturës në pjesën e pasme ku gjendet shiriti i kamerës. Google tha se do të mbështetë me përditësim për 7 vite Pixel 8 Pro. Telefoni del në shitje nga 12 Tetor për 999 dollarë.