Futbollisti maqedon, Martin Janushev është plagosur para pak minutave në Shkup.
Ish mesfushori i disa skuadrave maqedone është plagosur me pesë plumba në kokë dhe në qafë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Aeroportit në Shkup.
Kryerësi i kësaj vepre ndodhet në arrati ndërsa policia është në kërkim të tij. Janushev së fundi ishte anëtar i skuadrës së Prilepit.