Po korrim ate qe kemi mbjellur

Redi Shehu

Sikur te mos mjaftonim vrasjet ne mes te njerezve, krimi dhe kriminaliteti i bandave, sikur te mos mjaftonte krimi ne familje me femije qe bejne copash prinderit e tyre, sikur te mos mjaftonte perdhunimi i dhjetra grave dhe vajzave edhe brenda ambienteve te shkollave, sikur te mos mjaftonte dhuna qe nga familja e deri ne parlament, nje ngjarje e kobshme ploteson gjerdanin makaber te krimit ne Shqiperi. Komshiu qe vret dhe varros ne balte femijen 8 vjecar te komshiut. Ca po bejme? Ku po shkojme? A ka njeri qe ndalet dhe mendohet?
Pasi kemi shkaterruar njerezoren brenda nesh, pasi kemi keputur cdo filiz miresie, pasi i kemi shpallur lufte shpirtit dhe shpirterores me te gjitha mekanizmat e vrasjes se shpirtit, duke iu turrur si te babezitur shfrenimit ne cdo dimension, ankohemi se gjerat po shkojne keq.
Ku eshte familja? Ku eshte shkolla? Ku eshte politika? Ku jane mediat? Po korrim ate qe kemi mbjellur. Frutet me te keqija te mundshme. Turp per gjithe ata qe nuk i kthehen dhe nuk inkurajojne njerezoren, te gjithe ata qe ngriten makinerine perverse te ndertimit te njeriut rob te epshit te vet larg misionit per te cilin ai eshte krijuar.
Duhet patjeter nje rithemelim i shoqerise dhe individit shqiptar, ndryshe ngjarja e radhes do jete thjesht statistike ne rrugen tone tatepjetese.

Nga Redi Shehu