Policia britanike arreston qindra protestues në Londër

Policia në Londër ka arrestuar të paktën 200 persona gjatë një proteste para Parlamentit, në mbështetje të palestinezëve në Gaza.

Protestuesit kundërshtuan gjithashtu ndalimin e grupit Palestine Action, i cili së fundmi është shpallur organizatë terroriste.

Të tjera protesta kundër luftës së Izraelit në Gaza pritet të zhvillohen të dielën në kryeqytetin britanik. /mesazhi