Policia e Kosovës bashkë me atë belge arrestojnë Sadik Bajramin, vrasësin e Ermal Kamberit

Është prangosur Sadik Bajrami, i dyshuari për vrasjen e Ermal Kamberit nga Mitrovica.

Indeksonline mëson se i njëjti, i cili kishte flet-arrest ndërkombëtar, nën bashkëpunim me autoritetet e sigurisë kosovare është arrestuar në Belgjikë nga Policia e Belgjiksë.

Vlen të theksohet se dorasi vrasjen e kreu për shkak të një rezervimi të një tavoline në një lokal në Mitrovicës.

I ndjeri, Kamberaj – 24-vjeçar punonte si menaxher në lokalin “Check-in”

(Foto: I ndjeri, Ermal Kamberi)

Ndryshe, familja Bajrami kishte shprehur dhimbjen e tyre për veprën që dyshohet se e ka kryer familjari i tyre. Familja kishte kërkuar nga organet e rendit që ta arrestojnë sa më parë familjarin e tyre që dyshohet se e ka kryer vrasjen.

“Na si familje jemi të shokuar se çfarë ka ndodhur. Nuk kemi asnjë informacion më të voglin se si ka ndodhur ngjarja e as për çfarë ka ndodhur kjo ngjarje. Ndjejmë shumë dhimbje dhe na vjen shumë keq për këtë ngjarje.

Familjes së të ndjerit i kërkojmë falje në emër të familjes tonë. Dorasi është në arrati, policia është e informuar për gjithçka, edhe për lëvizjet më të vogla. Na kishim qenë shumë më të kënaqur sikur të ishte kapur dorasi menjëherë ose sikur të kapet sa më shpejt dhe na kemi me bashkëpunu me organet e Rendit për gjithçka edhe besojmë që dorasi shumë shpejt do të kapet nga organet rendit. Neve do na i lehtësonin dhembjet nëse nuk na fyeni e shani, sepse babai 80 vjet e nëna 70 vjet nuk kanë faj në këtë problem.

Na e ndjejmë një dhimbje shumë të madhe, sa që ishim kanë ma të kënaqur sikurse djali Jonë të ishte i vdekur e jo Ermali, por ja që ka ndodhur e nuk e kem idenë se çfarë të bëjmë. Jemi në një rrugë qorre e qe s’po dina se çka me ba, përveç se me kërku falje edhe me u deklaru se krejt familiarët jemi kundër këtij akti të tmerruar. Na dhemb shumë fakti që Ermali është i vdekur nga dora e djalit tonë.

Ermali u preft në paqe e djalin tonë le ta dënoj Allahu, si Allahu din më së miri.

Me dhembje,