Policia e Kosovës dje arrestoi 17 persona

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë arrestuar 17 persona të dyshuar për vepra dhe incidente të ndryshme.

Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit.

Sipas të dhënave të policisë, me urdhër të prokurorit, 11 prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.