Policia e Kosovës trajnohet nga FBI

Policia në kuadër të bashkëpunimit me ICITAP-in amerikan kanë realizuar një kurs trajnues (Negocimi në Situatë të Krizës) me Byronë Federale e Hetimeve të SHBA-ve (FBI).

Pjesë e këtij trajnimi njëjavorë ishin 25 anëtarë të Policisë së Kosovës të cilët kanë ndjekur këtë trajnim si mundësi e shkëlqyer për përfitimin e praktikave të reja nga një agjenci me autoritet dhe profesionalizëm të lartë si FBI-ja amerikane.

“Si shtesë, për menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës dhe personelin ekzekutiv komandues është mbajtur edhe një ligjëratë në temën “Konceptet Komanduese dhe Vendimmarrja në Negociatat në Situata të Krizave”.Pjesëmarrësit kanë kanë kryer ushtrime klasore dhe në terren, të cilat janë realizuar nga ekipi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) nga SH.B.A.-ja”, thuhet më tutje në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë trajnim drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka falënderuar ICITAP-in për kontributin e madh dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës.

Gjithashtu Qalaj është shprehur se mbështetja ekziston në fusha të ndryshme përfshirë edhe trajnimet mjaft të nevojshme e profesionale nga ekspertë me renome siç ishin këta të fundit nga FBI-ja amerikane.