Policia e shpallë në kërkim të dyshuarin për plagosjen në Pejë

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim të dyshuarin për plagosjen e trefishtë në mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, raporton teve1.info

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kërkohet për veprën penale vrasje në tentaitvë.

“Personi i kërkuar është:

• Agron (Mentor) GASHI i lindur me 19.11.2002 nё Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
-“ Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin policor.