Policia identifikon 29 fëmijë lëmoshë-kërkues, prej tyre 21 shtetas të Kosovës

Policia e Kosovës në kuadër të Planit Operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit” gjatë periudhës kohore 03.12 2018, deri më 07.12.2018 ka identifikuar një numër të konsiderueshëm të tyre.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës, ku po ashtu është thënë se të përfshira kanë qenë edhe Prokuroritë e rajoneve përkatëse, Qendrat për Punë Sociale dhe Drejtoria për Migrim dhe të huaj e Policisë, raporton lajmi.net.

Gjate zbatimit te këtij plani operativ janë hasur këto dukuri dhe kryer këto veprime

-Janë identifikuar 29 fëmijëve lëmoshë-kërkues (21 shtetas të Kosovës dhe 8 shtetas të Shqipërisë),

-Janë identifikuar 13 persona të dyshuar,

-Janë iniciuar 10 raste nga Neni 250 i Kodit Penal ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’,

-Të gjithë fëmijët lëmoshë kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre,

-Gjatë marrjes në pyetje nuk është identifikuar asnjë viktime e trafikimit,

-Shtetasit e huaj janë dorëzuar Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime bazuar në Ligjin për të Huaj,

-Për shtetasit kosovar, në konsultim me prokurorët përkatëse, janë iniciuar 10 raste ‘Keqtrajtim apo -braktisje e fëmijës’.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë detyrat e saja kushtetuese e ligjore, të shtojë aktivitetet në luftimin e dukurive antiligjore, të mbajë rendin dhe sigurinë publike, të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale, përfshirë keqtrajtimin e fëmijëve dhe trafikimin me njerëz”, thuhet në komunikatë.