Policia: Janë vrarë edhe dy sulmues dhe një është arrestuar

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasje edhe dy të pjesëtarëve të grupit të armatosur në veri, si dhe arrestimin e një tjetri të uniformaur dhe të armatosur.

“Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info.

Më herët policia ka konfirmuar për vrasjen edhe të një personi tjetër të armatosur.