Policia në Pejë arreston ekipin e televizionit serb

Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë ekipin e RTS-it, i cili po xhironte emision në Kosovë.

Ekipi prej tre anëtarësh i televizionit shtetëror serb është kontrolluar nga Policia e Kosovës dje.

Ata janë dërguar për dëgjim, duke përfshirë edhe pesë avokatë, transmeton RTS.

Ndërkaq, Dalibor Jevtiq nga radhët e komunitetit serb sot është ankuar lidhur me rastin, duke thënë se kjo nuk është rruga e duhur për zgjidhjen e problemeve, por duhet t’i hapet rrugë dialogut.