Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Njësitet Elite të Policisë së Kosovës janë stacionuar në Mitrovicë.
Grumbullimi ka ndodhur në bazën “Belvedere” që gjendet në fshatin Frashër.
Nga pamjet shihet prezenca edhe e Njësive FIT të Policisë së Kosovës, dhe njësitet tjera elitare.
Lajmi.net ka tentuar të marrë një qëndrim nga Policia për arsyet e këtij grumbullimi, por deri më tani asnjë nga zëdhënësit nuk kanë kthyer përgjigje.
Pikiërisht për këtë vikend prifti serb, Sava Janjiq ditë më parë kishte paralajmëruar trazira, pasi ai pretendonte se serbët do të shpallnin autonominë e Veriut.
Madje dje gjatë ditës trupat e KFOR-it kishin patrulluar gjatë gjithë ditës në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Për këtë situatë të krijuar edhe Kosova edhe Serbia kishin thirrur mbledhjen e Këshillave të Sigurisë.
Kurse dje zv/ministri i Brendshëm, Abdulselami Shkodra u shpreh i bindur se Kosova është gati të merret me çfarëdo situate.
Ndryshe vlen të rikujtohet se ditë më parë me një urdhër operativ, Policia e Kosovës ka ndërprerë pushimet e të gjithë pjesëtarëve të uniformuar.



