Policia përpiqet t’u japë fund demonstratave, arreston protestuesit e mbetur në urën SHBA-Kanada

Policia ka arrestuar protestuesit e mbetur pranë një ure kyçe në kufi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, këtë të diel, duke u përpjekur që t’i japë fund një prej demonstratave më të mëdha në Kanada dhe botë kundër vaksinimit ndaj COVID-19 dhe kufizimet e tjera.

Policia në Windsor tha se arrestimet po kryheshin dhe automjetet po tërhiqeshin menjëherë pas agimit pranë Urës së Ambasadorit që lidh Detroitin dhe Windsorin e Ontarios.

Vetëm dy kamionë dhe dhjetëra protestues bllokuan rrugën drejt urës përpara se policia të hynte brenda. Më pas, barrikadat e policisë mbetën të vendosura aty dhe nuk ishte menjëherë e qartë se kur mund të hapej ura.

Policia të shtunën kishte bindur demonstruesit të lëviznin kamionët e tyre dhe automjetet e tjera që përdornin në hyrje të vendkalimit që sheh 25% të të gjithë tregtisë midis dy vendeve.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, deri më tani ka refuzuar thirrjet për të përdorur ushtrinë, por kishte thënë se “të gjitha opsionet janë në tryezë” për t’i dhënë fund protestave që kanë prekur ekonominë në të dy anët e kufirit.

Trudeau i ka quajtur protestuesit një “frikë” të shoqërisë kanadeze.

Me urën e mbyllur, fabrikat e automobilave në të dyja anët janë detyruar të mbyllen ose të reduktojnë prodhimin. Ngërçi erdhi në një kohë kur industria tashmë po përpiqet të mbajë prodhimin përballë mungesës së çipave kompjuterikë të shkaktuar nga pandemia dhe ndërprerjeve të tjera të zinxhirit të furnizimit. /koha