Policia suedeze merr mbi 700 raportime për krime lufte në Gaza

Reena Devgun

Njësia speciale e policisë suedeze për hetimin e krimeve të luftës ka marrë mbi 700 raportime që nga fillimi i luftës në Gaza, raportoi Radio Sweden.

Denoncimet, të bëra nga organizata dhe qytetarë, lidhen me sulmet izraelite në territorin palestinez. Shumica e rasteve përfshijnë persona të dyshuar se kanë qenë në Gaza dhe kanë kryer shkelje atje, ndërsa disa të tjera lidhen me zyrtarë apo udhëheqës që mund të mos kenë qenë fizikisht në vendngjarje.

Prokurorja Reena Devgun konfirmoi se janë hapur disa hetime, pa dhënë detaje mbi natyrën e krimeve apo përfshirjen e mundshme të shtetasve suedezë. /mesazhi