Me thirrjen e ish-kryeministrit polak, Donald Tusk dhe liderit të Platformës Civile (PO) partisë më të madhe opozitare në Poloni, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin Varshavë me kërkesën për demokraci, raporton Anadolu.
Aktiviteti i mbajtur para zgjedhjeve që do të zhvillohen në vend më 15 tetor, u emërtua “Marshimi i një milion zemrave”.
Tusk mbajti një fjalim për popullatën e mbledhur në qendër të Varshavës dhe tha se ndryshimi është i pashmangshëm.
Në fjalën e tij, Tusk theksoi se marshimi i mbajtur sot është simbol i rilindjes dhe falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre.
Qytetarët të cilët marshuan me flamujt e Bashkimit Evropian (BE) dhe të Polonisë brohoritën me slogane dhe mbajtën pankarta me thirrjet për ndryshim, demokraci dhe ligj.
Marshimi i mëparshëm nën kryesimin e Tusk u mbajt gjithashtu në Varshavë më 4 qershor ndërsa morën pjesë mbi 500 mijë njerëz.
Many thousands on the streets of Warsaw today supporting the opposition coalition in their “Million Hearts March” led by Donald Tusk.
The election here in Poland in two weeks is being fought in a bitter campaign between the two sides. pic.twitter.com/wSdH9pkau7
— Jack Parrock (@jackeparrock) October 1, 2023
