Polonia kërkon miratimin e Gjermanisë për dorëzimin e MiG-29 në Kiev

Polonia ka aplikuar për miratim zyrtar nga Berlini për dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në Ukrainë, nga ish-stoqet e Gjermanisë Lindore, thanë sot burimet qeveritare.

Në muajin mars, Polonia njoftoi se do të dorëzonte avionët luftarakë MiG-29 në Ukrainë, ndërsa presidenti polak, Andrzej Duda konfirmoi se tetë avionë MiG-29 i ishin dorëzuar tashmë Kievit.

Megjithatë, fillimisht, këta avionë nuk e kishin burimin nga ish-stoqet e Gjermanisë Lindore.

Tani, një letër nga qeveria polake drejtuar Gjermanisë tregon se kjo do të ndryshojë.

Jacek Siewiera, këshilltari i Sigurisë i presidentit Duda tha se Polonia kishte ende dhjetë nga 23 avionët luftarakë MiG-29 që Gjermania i kishte dërguar Polonisë në 2002.

Nëse Polonia do të lejohet të dërgojë avionë të prodhimit gjerman, kjo do të mundësonte furnizimin e Ukrainës me më shumë pajisje ushtarake.

“Gjashtë avionë MiG-29 të tjerë nga stoqet polake janë duke u përgatitur për dorëzim”, tha Duda së fundmi. /atsh