Pothuajse të gjithë indonezianët kanë zhvilluar antitrupa kundër COVID-19

“Të dhënat e marra në sondazhin në fjalë zbuluan se 99,2 për qind e pjesëmarrësve kanë zhvilluar antitrupa kundër virusit COVID-19, për arsye se ishin të vaksinuar ose janë sëmurë në të kaluarën”

Një sondazh i kryer nga qeveria e Indonezisë në muajin mars, zbuloi se pothuajse të gjithë indonezianët kanë zhvilluar antitrupa kundër virusit COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BNN Bloomberg, ministri i Shëndetësisë i Indonezisë, Budi Gunadi Sadikin, në brifingun javor ndau me opinionin detajet e sondazhit të kryer muajin e kaluar.

Ministri Budi tha se të dhënat e marra në sondazhin në fjalë zbuluan se 99,2 për qind e pjesëmarrësve kanë zhvilluar antitrupa kundër virusit COVID-19, për arsye se ishin të vaksinuar ose janë sëmurë në të kaluarën.

Në sondazhin e muajit dhjetor kjo përqindje ishte 87 për qind.

Më 21 mars, Indonezia vendosi të heqë shumë masa pandemike, përfshirë rregullin e detyrueshëm të karantinës për vizitorët e vaksinuar plotësisht.

Derisa numri i vdekjeve nga virusi në vend ishte në nivelin më të ulët që nga 31 janari, numri i rasteve ditore ka mbetur nën një mijë për një javë. /aa