Presidenti afgan Ghani largohet nga vendi

Presidenti afgan Ashraf Ghani është larguar nga vendi për në Taxhikistan, thonë raportet.

Një zëdhënës i talebanëve thotë se luftëtarët e tyre janë urdhëruar të hyjnë në qytet për të parandaluar plaçkitjet
Më herët atyre iu tha që të përmbahen nga dhuna dhe të lejojnë kalim të sigurt për këdo që dëshiron të largohet.
Transferimi paqësor i pushtetit në qeverinë kalimtare është duke u përgatitur, thotë ministri i Brendshëm në detyrë. /mesazhi