Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur presidentin gjeorgjian, Mikheil Kavelashvili me një ceremoni zyrtare në Ankara, raporton Anadolu.
Siç është planifikuar, dy liderët do të zhvillojnë bisedime dypalëshe, të ndjekura nga një konferencë e përbashkët për media.
Presidenti turk do të shtrojë gjithashtu një darkë zyrtare në nder të presidentit gjeorgjian.
Presidenti gjeorgjian qëndron në Turqi për një vizitë zyrtare dy-ditore.





