Presidenti Erdoğan uron presidentin e sapozgjedhur iranian Ebrahim Raisi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i dërgoi mesazh urimi presidentit të sapozgjedhur të Iranit, Ebrahim Raisi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin e tij, Erdoğan uroi që rezultati zgjedhor të jetë në dobi për popullin iranian.

“I nderuar president, ju shpreh përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e zgjedhjes President i Republikës Islamike të Iranit pas zgjedhjeve të mbajtura dje në vendin tuaj. Uroj që rezultati i zgjedhjeve të jenë në dobi për popullin e Iranit, vend miqësor dhe vëllazëror. Duke shprehur bindjen se bashkëpunimi midis vendeve tona do të forcohet tutje gjatë presidencës suaj, unë jam gati të punoj me ju në këtë drejtim”, theksoi Erdoğan.

“Në këtë drejtim, unë do të jem i kënaqur të vizitoj fqinjin tonë Iranin me rastin e Takimit të ardhshëm të Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit pas kapërcimit të pandemisë COVID-19. Duke ju uruar suksese në misionin tuaj dhe që fryma e bashkëpunimit midis vendeve tona të vazhdojë të forcohet në çdo fushë, ju përcjell urimet e mia më të mira për mirëqenien e popullit miqësor dhe vëllazëror iranian”, shtoi presidenti turk. /aa