Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti palestinez Abbas, mbërrin për vizitë në Ankara

Presidenti palestinez Abbas, mbërrin për vizitë në Ankara

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka mbërritur në kryeqytetin Ankara të Turqisë për të zhvilluar takime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avioni me të cilën udhëtoi presidenti Abbas dhe delegacioni që e shoqëron atë u ul në aeroportin Esenboğa në orën 15.30 sipas kohës lokale.

Abbas u prit në aeroport nga zv/guvernatori i Ankarasë, Murat Soylu, zyrtarë të bashkisë dhe ambasadori i Palestinës në Ankara, Faed Mustafa.