Pretendohet se Izraeli ka kryer sulm ajror në Damask

Pretendohet se Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj disa pikave ushtarake të forcave të regjimit të Bashar al-Asadit në kryeqytetin e Sirisë, Damask, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve SANA të regjimit të Assadit, thuhet se Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj disa pikave ushtarake të forcave të regjimit në periferinë jugore të Damaskut.

“Sistemet tona të mbrojtjes ajrore përballuan dhe rrëzuan shumicën e raketave të armikut”, thuhet në lajm.

Regjimi i Assadit ka pretenduar se 5 persona humbën jetën në sulmin ajror që Izraeli zhvilloi më 13 maj në zonën Masyaf në Hama.

Zyrtarët izraelitë, në përgjithësi distancohen të komentojnë lidhur me çështjen e sulmeve që kryhen në territoret e Sirisë.

Që nga viti 2011 kur filloi lufta e brendshme, Izraeli ka kryer herë pas here sulme kundër grupeve me mbështetje iraniane dhe pikave ushtarake të regjimit në Siri. /aa