Prezantohet Ferrari 296 GT3 Evo i ri

Pas dy vitesh përdorimi të modeleve të garave 296 GT3 dhe LMGT3, Ferrari ka prezantuar zyrtarisht Evon e re, e cila do të debutojë vitin e ardhshëm.

Ndryshimet kryesore përfshijnë aerodinamikën, e cila është modifikuar për ta bërë veturën “edhe më konkurruese në të gjitha kushtet”.

Ndryshime u bënë edhe në rastin e kutisë së shpejtësisë sekuenciale me 6 shpejtësi me qëllim performancën më të mirë në shpejtësi më të ulëta dhe më të larta.

Motori V6 me dy turbo vazhdon të jetë prezent.

Pjesa e përparme është edhe më e profilizuar krahasuar me modelin aktual 296 GT3 për një stabilitet më të madh.