Prishtina forcohet me Sinanin

Qendërmbrojtësi Egzon Sinani është përforcimi më i ri I skuadrës së Prishtinës. Sinani është prezantuar të enjten te Prishtina, por që detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

Sinani tashmë i është bashkuar Prishtinën në Pogradec, ku po i kryen përgatitjet dhe ka thënë se është I lumtur që do të jetë pjesë e ekipit më të trofeshëm në Kosovë.

29-vjeçari, së fundmi, ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit, ndërsa karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Ballkani e Llapi.

Sinani ka premtuar se do të japë më të mirën nga vetja për ta ndihmuar ekipin në arritjen e synimeve, ndërsa ka thënë se objektivi minimal do të jetë një vend që dërgon në garat ndërkombëtare.

Po ashtu, ai ka paralajmëruar se Prishtina ka ekip edhe për ta ndjekur titullin e kampionit në edicionin 2023/24, i cili nis më datën 12 gusht. Ndeshjen e parë, Prishtina e luan kundër Dukagjinit.