Prishtinë, nëna tenton ta braktisë foshnjen, e zbulon policia (Video)

Një nënë e re rreth moshës 20 vjecare ka tentuar të ja jap foshnjen e vet dikujt tjetër, dhe ta braktisë atë.

Nëna e një foshnjeje të gjinisë mashkull ka lindur dje në repartin e gjinekologjisë në QKUK, dhe sfati i repartit e ka kuptuar menjëherë se dicka nuk është në rregull kur e ka parë që foshnjen e ka marrur dikush tjetër, dhe jo nëna.

Foshnja i është marrë nënës së re dhe gjendet në duart e shërbimeve sociale, dhë mësohet së është foshnje me shëndet të plotë. Rasti po hetohet edhe nga policia, e cila ndermorri veprimet e duhura krahas ketij rasti.

Ndërsa nëna, e cila raportohet të jetë e pamartuar dhe studente, ka të drejtë ta marrë foshnjen po qe se shprehet e gatshme. Fenomeni i bratisjes së foshnjeve ka shënuar rritje viteve të fundit, dhe secili rast mbetet shqetësues. /MESAZHI/