Problemet me djegien e konektorëve të RTX 4090 prekin edhe RTX 5090

Ai kishte qenë duke luajtur Battlefield 5 përpara se të ndjente një aromë djegieje dhe të zbulonte dëmin e bërë. Në të dy anët e konektorit vihet re një shkrirje e plastikës që shërben si pikë montimi në kartën grafike.

Dy përdorues të kartave të reja grafike RTX 5090 të Nvidia raportuan se konektorët e energjisë janë shkrirë duke dëmtuar edhe ushqyesit. Imazhit që përshkruajnë dëmin e bërë janë identikë me ato të kabllove të djegur të RTX 4090 dy vite më parë.

Nvidia drejtoi gishtin e fajit nga vendosja e gabuar e konektorëve të energjisë 12VHPWR nga përdoruesit dhe standardet e PCI. Një përdorues i Reddit i cili në të kaluarën kishte pasur një RTX 4090 postoi një foto të konektorëve të RTX 5090.

Ai kishte qenë duke luajtur Battlefield 5 përpara se të ndjente një aromë djegieje dhe të zbulonte dëmin e bërë. Në të dy anët e konektorit vihet re një shkrirje e plastikës që shërben si pikë montimi në kartën grafike.Ndërsa lehtësisht mund të fajësohet prodhuesi i konektorit, në këtë rast MODDEY, një YouTube spanjoll tha se kishte vënë re djegie të ngjashme me një kabëll nga prodhuesi i ushqyesit FSP me kartën e tij grafike.

Për herë të parë Nvidia prezantoi konektorin e energjisë 12VHPWR me seritë RTX 40. RTX 4090 konsumonte deri në 450W energji me këtë konektor ndërsa RTX 5090 konsumon 575W.

Nvidia përdor konektorin e ri 12V-2×6 me RTX 50-Series por përdoruesit mund të shfrytëzojnë edhe të vjetrin 12VHPWR.