Procesorët e rinj Intel i dedikohen laptopëve gaming

Core i9-14900HX do të vijë për laptopët gaming e segmentit më të lartë me 24 bërthama ku 8 janë performance dhe 16 janë efikasiteti.

Intel prezantoi linjën e plotë të procesorëve të gjeneratës së 14-të për platformat mobile dhe desktop ditën sotme përfshirë seritë e fundit HX të cilët do të gjenden në disa prej laptopëve më të fuqishëm gaming në 2024.

Këto procesorë nuk duhen ngatërruar me procesorët e arkitekturës së re Core Ultra dhe gjenerata e 14-të është një rifreskim i versioneve mobile Raptor Lake të gjeneratës së 13-të prezantuar vitin e kaluar.

Core i9-14900HX do të vijë për laptopët gaming e segmentit më të lartë me 24 bërthama ku 8 janë performance dhe 16 janë efikasiteti.

Procesori ka frekuencë maksimale prej 5.8Ghz, ofron mbështetje për 192GB RAM DDR5-6000, Wi-Fi 7, Bluetooth 5.4 dhe Thunderbolt 5.

Një lloj si varianti desktop, Intel ka shtuar numrin e bërthamave për Core i7-14700HX i cili tashmë ka 20 të tilla. 8 prej tyre janë performance dhe 12 efikasiteti, pra katër bërthama efikasiteti më shumë sesa modeli i gjeneratës së 13-të për laptopët.

Intel ka zgjedhur Ryzen 9 7945HX për ta krahasuar me Core i9-14900HX. Në 1080p i9-14900HX mund 7945HX sipas Intel në Horizon Zero Dawn, Cyberpunk 2077 dhe Red Dead Redemption 2.

Intel vendosi të mos bëjë asnjë krahasim me procesorët e saj të gjeneratës së kaluar dhe duhet të presim vlerësimet për të parë sesi krahasohen.

Krahas procesorëve për laptopët, Intel prezantoi 18 procesorë të rinj përfshirë modelin i9-14900 me 24 bërthama ku 8 janë performance dhe 16 efikasiteti. Këto janë procesorë desktopë më pak të uritur për energjisë falë dizajnit të tyre 65W të TDP-së edhe pse modeli Core i9 tërheq 219-vat.

Core i7-14700 ven me 20 bërthama si varianti K. Procesorët ofrojnë mbështetje për RAM DDR5-5600 dhe 192GB memorie. Funksionojnë me pllakat amë të serive Intel 600 dhe 700.