Procesori flagship i ardhshëm i Intel do të operojë në të njëjtën kohë të gjitha bërthamat P-Cores në 5.4Ghz

Me frekuencën maksimale prej 5.7Ghz procesori Core Ultra 9 285K ngelet pas flagshipit aktual Core i9-14900KS i cili ka frekuencën maksimale prej 6.2Ghz.

Procesori Core Ultra 9 285K, çipi flagship i linjës Arrow Lake-S për desktopët, do të ketë një frekuencë maksimale prej 5.7Ghz.

Ky lajm vjen nga informatori i shquar Raichu i cili thotë se bërthamat e performancës P-Cores të procesorit do të kenë frekuencë 5.4Ghz të gjitha aktive ndërsa 5.7Ghz me një bërthamë.

Për bërthamat e efikasitetit E-Cores frekuenca maksimale me të gjitha bërthama aktive do të jetë 4.6Ghz ndërsa me një bërthamë 4.7Ghz.

Me frekuencën maksimale prej 5.7Ghz procesori Core Ultra 9 285K ngelet pas flagshipit aktual Core i9-14900KS i cili ka frekuencën maksimale prej 6.2Ghz.

Madje qëndron edhe pas Core i9-14900K me frekuencë 6.0Ghz, Core i9-13900KS me frekuencë 6Ghz dhe Core i9-13900K me frekuencë 5.8Ghz.

Megjithatë procesori mund të kompensojë frekuencën më të ulët me përmirësimet arkitekturore të cilat do të rrisin udhëzimet për frekuencë (IPC) me 14 përqind.

Sa i përket specifikimeve të tij, spekulohet se Core Ultra 9 285K do të ketë 24 bërthama dhe 24 threads ku 8 bërthama performance P-Cores do të bazohen në arkitekturën Lion Cove dhe 16 bërthama efikasiteti E-Cores në arkitekturën Skymont.

Modelet e reja Intel Core Ultra 200K pritet të debutojnë në Tetor.