Programi i Google i shpërblimeve për hulumtuesit e sigurisë tashmë përfshin edhe inteligjencën artificiale

Kompania publikoi disa udhëzime duke treguar se cilat zbulime kualifikohen për shpërblime dhe cilat jo.

Ndërsa shqetësimet rreth inteligjencës artificiale gjeneruese po shtohen, Google njoftoi zgjerimin e programit Vulnerability Rewards (VRP) për sulmet AI apo keqpërdorimin e saj.

Kompania publikoi disa udhëzime duke treguar se cilat zbulime kualifikohen për shpërblime dhe cilat jo.

Për shembull zbulimi i të dhënave të trajnimit të cilat janë private apo të ndjeshme janë gjetje që kualifikohen për programin dhe e kundërta është për të dhënat që janë publike.

Vitin e kaluar Google ju dha hulumtues të sigurisë 12 milionë dollarë shpërblim për gjetjet e tyre. Google shpjegonte se inteligjenca artificiale përmban disa rreziqe të sigurisë siç është manipulimi i modeleve apo paragjykimi.

Kompanitë AI, përfshirë Google, u takuan në fillim të vitit në Shtëpinë e Bardhë duke dhënë premtimin se do të rrisin ndërgjegjësimin rreth inteligjencës artificiale.

“Ne besojmë se zgjerimi i VRP do të incentivizojë kërkimin rreth sigurisë së inteligjencës artificiale duke nxjerrë në dritë probleme të mundshme adresimi i të cilave e bën përdorimin e AI më të sigurte për të gjithë,” tha kompania.