PROJEKTET NDAJ GAZZAS.
Një kurth i pregatitur ndaj Gazës në veçanti dhe ndaj Palestinës në përgjithësi është edhe ideja e megaprojekteve ekonomike. Një pjesë e madhe e tyre kanë filluar të realizohen dhe një pjesë akoma jo.
Projekti përfshin rajone të mëdha nga Saudia, Jordania, Bregu perëndimor dhe Gaza.
Të gjitha këto projekte kërkojnë largimin e popullsisë së Gazës.
Projekti Kanali Ben Gurion.
Projekti GAZZA 2035
Projekti Connected Gazza
Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi një plan të ri për Rripin e Gazës, së bashku me shumë plane ambicioze për ta shndërruar Gazën në një “Parajsë Ekonomike”, por ajo do të mbetet thjesht bojë në letër, si planet e mëparshme.
Qëllimi i vetëm i këtij lajmi është mbulimi i problemit më të madh, që është pushtimi, dhe devijimi i vëmendjes nga spastrimi ndaj palestinezëve.
Trump tha se synon të kontrollojë Rripin e Gazës dhe ta kthejë atë në “Rivierën e Lindjes së Mesme”, por pa banorët e saj, të cilët synon t’i vendosë në vende të tjera, veçanërisht në Egjipt dhe Jordani.
“Gaza 2035”
Ideja për ta kthyer Gazën në një “rezort të madh” nuk është e re për Trump, ai më parë ka deklaruar se Gaza gëzon një “lokacion të jashtëzakonshëm në det” dhe “motin më të mirë”.
Në vitin 2024, dhëndri i tij, Jared Kushner, tha se bregdeti i Gazës ishte “me vlerë të madhe” dhe sugjeroi që Izraeli të largonte palestinezët nga Gaza dhe “ta pastronte atë”.
Planet për ta kthyer Gazën në një Singapor të ri, një Dubai të ri ose një Rivierë të re nuk
janë të reja sepse administrata e Netanyahu ka punuar shumë herët një projekt të tillë.
Majin e kaluar u raportua se zyra e Netanyahut po përgatiste një plan të quajtur “Gaza 2035”, i cili do ta shndërronte Gazën, pasi të ishte pastruar nga banorët e saj, në një zonë për nxjerrjen e naftës dhe gazit dhe një qytet të madh për prodhimin e makinave elektrike – në mbështetje të mjedisit.
Një Gaza e re u vizatua duke përdorur inteligjencën artificiale, duke treguar rrokaqiejt moderne, platformat e naftës në det të hapur dhe fushat e energjisë diellore, nën mbikëqyrjen e Bahreinit, Jordanisë, Arabisë Saudite dhe Marokut, përpara se të kthehej më vonë tek palestinezët.
Plani synon të transferojë përgjegjësinë e sigurisë izraelite te Izraeli, ndërsa koalicioni arab do të krijojë një organ shumëpalësh të quajtur Autoriteti i Rehabilitimit të Gazës për të mbikëqyrur përpjekjet e rindërtimit dhe për të menaxhuar çështjet financiare të saj.
Plani fliste për fazën e tretë dhe të fundit, të quajtur “vetëqeverisje”, e cila i jep pushtimit izraelit të drejtën “të veprojë kundër kërcënimeve të sigurisë”.
Plani i Netanyahut pretendonte se njerëzit e Rripit të Gazës do të jetonin në rehati dhe prosperitet pas përfundimit të Hamasit, pasi plani përfshin rindërtimin e Rripit me dizajne moderne dhe tërheqëse.
“Connected Gazza”
Një tjetër projekt ambicioz, i punuar nga grupi amerikan i zhvillimit të infrastrukturës AECOM, me financim nga USAID, quhet “ Connected Gaza” për ta zhvilluar Gazën në një zonë kryesore për qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve, nëpërmjet rrugëve, porteve, aeroporteve dhe një hekurudhe, e cila do ta shndërrojë Gazën në një qytet modern.
Sipas Zëvendës Presidentit të AECOM, Christopher Chua, plani ambicioz është të transformojë bregdetin e Gazës në rrugë, një hekurudhë dhe një qendër transporti rajonal që do të përfitojë nga Gaza dhe fqinjët e saj.
Rezultati, sipas Chua, është se Gaza do të bëhet pjesë e një projekti më të madh që shtrihet nga Amani në Tel Aviv, nëpërmjet Jerusalemit dhe Haifës, të gjitha të lidhura nga një infrastrukturë që fillon në Portën e Gazës, Zemrën e Gazës, Luginën e Gazës dhe Plazhin e Gazës.
Në Gaza, kompania ka parashikuar 30 projekte institucionale, 7 projekte të integruara dhe 40 projekte lokale që janë me kosto të ulët, inovative dhe bashkëpunuese, si pjesë e një plani gjithëpërfshirës për të reduktuar fokusin në bujqësi, për të ecur drejt eksportit dhe për të mbështetur ekonominë e dijes.
Gjatë luftës në Gaza, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë propozuar marrjen e kontrollit në Gazza dhe menaxhimin e projektit nga ana e tyre.
Hoxhë Behar Kaçeli








