Protesta masive shpërthyen në Minneapolis kundër operacioneve të ashpra të ICE dhe politikave të administratës Trump për deportime masive. Demonstruesit kërkuan tërheqjen e agjentëve federalë të emigracionit dhe dënuan arrestimet, vrasjet dhe shqetësimet që këto operacione kanë shkaktuar në komunitete.
Në Minneapolis, mijëra qytetarë dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre dhe për të kërkuar drejtësi, duke organizuar marshime dhe mbledhje me pankarta dhe thirrje për ndryshim. Qyteti u bë epiqendra e protestave, por lëvizja u përhap edhe në qytete të tjera të SHBA-së, nga New York deri në Los Angeles dhe San Francisco.
Një nga rastet më të komentuar ishte arrestimi i gazetarit Don Lemon, i cili ndodhej në një nga demonstratat. Arrestimi i tij shkaktoi zemërim dhe debate për të drejtat e mediave dhe lirinë e shprehjes, pasi Lemon po mbulonte ngjarjet si gazetar.
Debati mbi masat e emigracionit dhe përdorimin e forcës nga autoritetet federale vazhdon të ndezë tensionet në shumë qytete amerikane, ndërsa demonstruesit kërkojnë ndryshime politike dhe llogaridhënie për veprimet e zbatimit të ligjit. /mesazhi




