Protesta në Rrugën e Kombit, Kryemadhi: Shenjë e fundit të qeverisë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në Facebook për protestën në Rrugën e Kombit.

Kryemadhi është shprehur se qytetarët e Kukësit dëshmuan se fatet e kombit nuk mund të jenë pjesë sipas saj e lojrave perverse të kryeministrit Edi Rama.

Ajo nënvizoi se revolta e protestuesve për taksën në Rrugën e Kombit është shenjë e fillimit të rënies së qeverisë Rama.

Deklarata e plotë:

Sot qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm.

Ata që kanë humbur besimin te drejtimi i qeverisë, tek ekonomia që po shkatërrohet sepse Edi Rama do të kënaqë orekset e oligarkëve, sot janë shumica dhe me të fortë se kurrë.

Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit./oranews