Protesta të dhunshme në Armeni, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Nikol Pashinyan – VIDEO

Në Erevan, kryeqytetin e Armenisë, 60 persona u plagosën në përleshjet mes policisë dhe protestuesve antiqeveritar.

Sipas lajmeve që uebsajti “Armenpress” bazohet në Ministrinë e Shëndetësisë, përplasja ka ndodhur të premten para rezidencës së kryeministrit në Erevan.

Mësohet se 60 persona, 39 prej tyre policë, janë dërguar në spital si pasojë e përleshjeve mes protestuesve dhe policisë.

Pas fitores së Azerbajxhanit në Karabak, opozita që proteston kundër politikës së qeverisë armene në rajon dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan janë mbledhur në rrugët e Erevanit që nga 1 maji.

Policia njoftoi se gjatë demonstratave të 2-3 majit u arrestuan 426 persona. /trt