Protestë e zhurma të shumta në Kuvend, përplasen edhe Konjufca e Haxhiu

Opozita dhe pozita kanë bërë një protestë kundër njëra-tjetrës sot në Kuvendin e Kosovës, duke krijuar zhurma me goditjen me duar në tavolinat e tyre, por nuk munguan as përplasjet e fyerjet.

Fillimisht kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për raportin e Freedom House, duke theksuar se qeveria nuk ka thënë se po nisin hetimet për raportin në të cilën përmendet Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

Menjëherë ka reaguar kryetari i grupit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili kërkonte fjalën.

Kurse, Glauk Konjufca ia dha fjalën ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Derisa, Tahiri kërkonte fjalën, reagonte ministrja Haxhiu, të cilës Tahiri i tha që ta mbyll gojën, pasi ai po ia kërkonte fjalën kryesuesit të seancës.

“Zoti Tahiri nuk ke nevojë të qetësohesh, ju nuk kemi të drejt t’i thoni mbylle ministres së Drejtësisë dhe akujt tjetër. Pse po shqetësohet se nuk po të kuptojë sepse ende nuk kemi dëgjuar për ato shurdhueset që i keni ble”, tha Haxhiu.

Ministrja nisi fjalën por deputetët e PDK-së nisën në shenjë proteste të trokasin.

Derisa protesta e opozitës vazhdonte, kryetari i Kuvendit, Konjufca i kërkojë ministres që t’ia jap fjalën opozitës, por vet ministrja e kundërshtonte.

Kurse në momentin që Konjufca i dha fjalën Abelard Tahirit, deputetët e pozitës nisën protestën duke trokitur me duar.

Seanca vazhdoi me fjalimin e ministres dhe pastaj edhe Tahiri.

Pjesë nga diskutimi:

Konjufca: Ministre me mirëkuptimin tuaj, a ja japim fjalën opozitës, pastaj…

Haxhiu: Nuk është në rregull… unë e kam fjalën time kryetar dhe nuk lëvizi pa e kry fjalën

Konjufca: Përndryshe s’po më duket se ka atmosferë për seancë

Haxhiu: Unë e kam rendin e fjalës. Sa të qetësohet opozita do të vazhdojë fjalën

Konjufca: Ashtu kështu nuk dëgjohet asgjë

Konjufca: Ministre a ka mundësi që të uleni, që ta vazhdojmë seancën se përndryshe nuk shkon kështu.

Deputetët e opozitës kërcasin mbi tavolinat e Kuvendit, reagojnë ndaj ministres Haxhiu.