Protestë kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët e Prishtinës do të protestojnë para Teatrit Kombëtar në ora 12:00, në shenjë pakënaqësie me nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet, i cili ka marrë përmasa shqetësuese.

Prishtina ka kohë që po radhitet në vendin me ajrin më të ndotur në botë. Ne, qytetarët të cilët jetojmë në kryeqytet, po e vërejmë më shumë se kurrë ndikimin e ajrit të ndotur në jetën tonë. HAZARDOUS – është rezultati më i shpeshtë në faqen e cila e tregon gjendjen e ajrit në Prishtinë, me një kontrollim të thjeshtë në internet, thuhet në njoftimin për protestë.

Qytetarët e Prishtinës kërkojnë që kjo çështje të merret seriozisht nga qeveria dhe pushteti lokal, pasi nuk ka planet konkrete për zgjidhjen e problemit të ndotjes dhe se të gjithë janë viktima që nuk presin një mrekulli me shkop magjik për zgjidhjen e problemit.