Ballina Uncategorized Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave: Femicidi të trajtohet si urgjencë...

Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave: Femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protestë të premten në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Protesta do të mbahet në orën 12:00, pas dy rasteve të vrasjes së grave të raportuara gjatë kësaj jave në Kosovë.

Në thirrjen e tyre, organizatorët e cilësojnë femicidin si kulminacion të dhunës sistematike ndaj grave dhe kundërshtojnë trajtimin e rasteve si incidente të izoluara.