Protestë në shesh, kërkohet respektim i të drejtave të punëtorëve

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka organizuar protestë për Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Marshi i protestuesve ka nisur nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ ndërsa ka ndaluar para Teatrit Kombëtar, raporton lajmi.net.Përmes mesazheve në pankarta protestuesit po kërkojnë të ju jepen më shumë të drejta punëtorëve.

“ ‘Stop presionit ndaj punëtorëve’, ‘Qeveri boll mo, zbato ligjet’, ‘Duam siguri dhe shëndet në punë’, ‘Të njihet përvoja e punës së viteve 90-99’”, janë disa prej kërkesave të protestuesve.