Pse duhet konsumuar avokado?

Këtu janë disa arsyet pse duhet te konsumoni më shpesh avokado:

Parandalimi i kancerit te prostates:
Avokadot kanë treguar se parandalojnë rritjen e kancerit të prostatës.

Mbrojtës i kancerit të gojës:
Hulumtimet kanë treguar se komponimet e caktuara në avokado janë në gjendje për të kërkuar qelizat para-kanceroze dhe kanceroze të kancerit në gojë dhe asgjësimin e tyre pa dëmtuar qelizat e shëndetshme.

Mbrojtjen nga kanceri i gjirit:
Avokado, si vaj ullirit eshte me përmbajtje të lartë të acidit oleik dhe në studime të shumta ka treguar se mund të parandalojë kancerin e gjirit.

Probleme me sytë:
Avokadot kanë më shumë lutein karotenoid se sa çdo frut tjetër i konsumuar.
Lutein mbron sytë nga dobësimi dhe nga sëmundjet e moshës.

Avokadot janë te pasura në sitosterol beta, një kompleks që ka treguar për nivele më të ulëta të kolesterolit.Në një studim, 45 vullnetarë përjetuan një rënie mesatare te kolesterolit prej 17%, pasi konsumuan avocado vetëm për një javë.

Shendeti i zemres:
Një gotë me avokado ka 23% të vlerës së rekomanduar ditore në folate. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë ushqime të pasura me folate kanë një incidencë shumë më të ulët të sëmundjeve të zemrës se sa ata që nuk e bëjnë këtë. Vitamina E dhe glutathionet në avokado kanë veti të mëdha për mbrojtjen e zemrës suaj.

Sulmi në zemër:
Nivele të larta të acidit folik në avokado janë edhe mbrojtëse kundër sulmeve në zemër. Njerëzit që konsumojnë folate kanë një rrezik shumë më e ulët të sulmit në zemër se sa ata që nuk e bëjnë këtë.

Absorbimin më të mirë të përbërësve të ushqyeshëm:
Studimet kanë gjetur se një grup i ushqyesve që përfshin karotenin, lykopenemin, dhe beta absorbohen më mirë në trup, kur hahen me avokado. Në një studim, kur pjesëmarrësit kanë ngrënë një sallatë qe përmban avokado kanë absorbuar pesë herë me shumë këta përbërës të ushqyeshëm se sa ata që nuk kan marrë avokado.

Burimi Glutathione:
Avokadot janë një burim i shkëlqyer i glutathionit, një antioksidant i rëndësishëm që hulumtuesit thonë se është i rëndësishem në parandalimin e plakjes, kancerit, dhe sëmundjeve të zemrës.

Vitamina E:
Avokadot janë burim i mirë i vitaminës E, një vitaminë esenciale që mbron kundër shumë sëmundjeve dhe ndihmon ne ruajtjen e shëndetit në tërësi./Mesazhi/