Ballina Artikuj Pse gabimet e lajthitjet e brezave të parë ishin më të pakta...

Pse gabimet e lajthitjet e brezave të parë ishin më të pakta se tonat?

Prof. Driton Arifi

ATA, brezat e parë, këtë fe e mësuan në duart e mësuesit të njerëzimit-Muhamedit s.a.v.s. dhe nxënësve që ai i mësoi, andaj edhe devijimet e lajthitjet e tyre ishin të pakta e tejet të rralla. Ata mësuan nga mësuesit, e natyrisht pastaj edhe nga librat!

Ndërsa, “NE” këtë fe, ose po e mësojmë pa mësues fare- drejt nga librat, ose po e mësojmë tek ai mësues, i cili ende ka nevojë të madhe që ta ketë dikë tjetër si mësues!

Lajthitjet, devijimet e mendimet e çuditshme të brezit tonë, prandaj s’kanë të ndalur e nuk po sosen kurrë.

Njëri prej dijetarëve të hershëm tha:” Kush e ka vetëm librin si mësues të tij, gabimet e tij do të jenë më të shumta se sa të qëlluarat e tij”!

Nga: Prof. Driton Arifi