Pse njerëzit nuk i mbajnë sekretet tona

Është e kuptueshme që armiqtë e tu do t’ia tregojnë sekretet e tua të gjithëve nëse i dinë ato për të të dëmtuar. Por, ka disa njerëz që bëjnë të njëjtën gjë edhe pse të duan.

Dhe arsyeja te këta është shumë e ndryshme nga ndjenjat e urrejtjes që kishin armiqtë e tu. Në fakt arsyeja qëndron në të kundërtën e kësaj.

Nxjerrja e sekreteve që duhen fshehur në këtë rast ndodh për një arsye shumë të thjeshtë. Diku një pjesë në trurin e këtyre njerëzve që është përgjegjëse për komunikimin, këta persona e kanë më të madhe se madhësinë normale.

Prandaj këta njerëz kanë një nevojë shumë të fortë për të komunikuar dhe për të ndarë sekretet e tyre me të tjerët.Dhe kjo është e gjitha.Nëse këta njerëz dinë diçka që ti dëshiron ta mbash të fshehtë nga të gjithë, ata do përpiqen që ta mbajnë sekretin.

Por, sa më shumë që ata do ta frenojnë veten për ta ndarë atë sekret me të tjerët, aq më të obsesionuar do të bëhen ata me atë ide.

Ti për të mirën tënde mund t’i identifikosh këta njerëz duke vënë re gjestet e tyre. P.sh nëse ata ndajnë me ty edhe mendimet e tyre më private, nëse të tregojnë eksperiencat e tyre më të thella, nëse nuk mund të shkojnë as në një dyqan aty afër pa të kërkuar të shkosh t’i shoqërosh, etj.

Nëse i vëren këto, atëherë të jesh i sigurtë që ky person ka një nevojë shumë të fortë komunikimi dhe për të ndarë çdo gjë që di me të tjerët. Prandaj ky person nuk mund t’i mbajë të fshehta sekretet e tua edhe po të doje ti mbaje.Çdo njeri ka nevojë t’i tregojë dikujt sekretet e tij.

Çdo njeri dëshiron të ndajë mendimet dhe eksperiencat e tij private me personat që i ndjen të afërt dhe të besueshëm.

Por, për disa të tjerë historia ndryshon.  Sepse ata kanë nevojë të tregojnë çdo gjë që dinë, me të gjithë. Dhe ndonjëherë kjo gjë mund të bëhet shumë e rrezikshme. Pra mbani një sy hapur gjithmonë./Mesazhi/